Tashmë i pamë të gjitha: Lamborghini tërheqë rimorkion me dhi! (Video)

Tani me të vërtetë pamë gjithçka, edhe momentin kur dhitë mbi një rimorkio tërhiqen nga një makinë super luksoze Lamborghini, rrugëve të Australisë.

Fun

27/07/2016 14:49

Lamborghini Murcielago, është makina në video që rrallë herë shihet rrugëve për shkak se është e shtrenjtë dhe e rrallë, megjithatë duket se shoferi i kësaj makine përveç që del me të, ai edhe merr dhitë me vete, transmeton lajmi.net.

Joseph Krintiju, është personi në makinën afër tyre, që ka filmuar përgjatë rrugës këtë veprim interesant dhe të paparë më herët.

Makina në fjalë, është e prodhuar në vitin 2001 dhe kushton më shumë se gjysmë milioni. /lajmi.net

YouTube player