Tare zbulon skandalin e VAR-it në Serie A – Lajmi.net
Tare zbulon skandalin e VAR-it në Serie A
Autori: Lajmi.net Serie ASport 13:11, 13 March 2018
Igli Tare ka sulmuar edhe një herë tjetër VAR-in.

Igli Tare është shumë i nervozuar me teknologjinë në futboll.

Drejtori sportiv i Lazios, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ka sulmuar edhe një herë tjetër VAR-in.

“Na ka hequr minimumi 12 pikë. Sikur gjysmën mos të na kishte marrë, do ishim thuajse të kualifikuar në Champions. Kampionati ka humbur besimin. E kemi të vështirë të flasim për taktika, nuk është më futboll ky. Kur ngjitet, Lazion e godasin gjithmonë. Siç ndodhi të dielën: u shkaktua penallti ndaj Immobiles, por arbitri mendoi se ishte simulim”, u shpreh Tare.

Lazio renditet në vendin e katërt të Serisë A, me 53 pikë, një më shumë sesa Interi i vendit të pestë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO