Tare transferon një futbollist nga Reali?

Lazio është e interesuar për transferimin e sulmuesit të huazuar në Real Madrid, Javier Hernandez, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

11/04/2015 10:54

Nëse arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, Lazio pritet të investojë në përforcime gjtë afatit kalimtar të verës.

Dhe, sipas “Sport Mediast”, drejtori sportiv i Biancocelesti, Igli Tare ia ka vënë syrin sulmuesit të Real Madridit, Javier Hernandez.

Reprezentuesi meksikan është i huazuar në Santiago Bernabeu nga Manchester United por nuk do të mbetet në Spanjë pas përfundimit të këtij sezoni.

Andaj, Tare do të mundohet ta sjellë në Olimpico.