Tare transferon një futbollist nga Barcelona

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është i gatshëm të paguajë 6 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të krahut të Barcelonës, Adriano.

Sport

16/04/2015 15:27

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është duke përgatitur një goditje të re.

Ai është në garë me rivalin e qytetit Romën, për transferimin e mbrojtësit të krahut të Barcelonës, Adriano.

Sipas “Sportmediaset”, ish reprezentuesi shqiptar është i gatshëm të hyjë në bisedime me gjigantin katalan duke ofruar 6 milionë euro për Adrianon.

Futbollisti brazilian kërkohet edhe nga Roma andaj pritet një garë e nxehtë mes dy klubeve rivale të qytetit për angazhimin e tij.