Tare takon Kolarovin (Foto)

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është takuar me mbrojtësin e Manchester Cityt, mbrojtësin e Serbisë, Aleksandar Kolarov gjatë një vizite të këtij të fundit në qendrën sportive në Formello. 

Sport

11/12/2014 22:11

Drejtori sportiv i Lazios, ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, ka takuar mbrojtësin e Manchester Cityt, mbrojtëain e Serbisë, Aleksandar Kolarov, gjatë një vizite të këtij të fundit në qendrën sportive të Lazios në Formello.

Ivanovic dhe Manchester City ishin në kryeqytetin italian për të zhvilluar ndeshjen kundër Romës në Olimpico, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 2:0 dhe u kualifikuan tutje.

Kurse, Kolarov e shfrytëzoi rastin për të vizituar Lazion, ish skuadrën e tij ku luajti gjatë periudhës 2007-2010.

E atje e priti Tare, dhe përgjegjësi për komunikim, Stefano de Martino. Ata të tre bënë një fotografi.