Tare takohet me përforcimin e ri të Lazios

Lazio ka identifikuar përforcimin e ri në mbrojtje.

Sport

26/05/2018 10:57

Lazio ka filluar kërkimin për një qendërmbrojtës të ri.

E përditshmja italiane “Il Messaggero” raporton se drejtori sportiv, Igli Tare tashmë ka identifikuar pasardhësin e Stefan de Vrij.

Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar një takim me mbrojtësin e Sassuolos, Francesco Acerbi, ku kanë diskutuar në lidhje me transferimin e tij në Stadio Olimpico, përcjell “lajmi.net”.

Ish futbollisti i Milanit ka kaluar një sezon të mirë te Sassuolo duke zgjuar interesimin e Tares për ta sjellë në Lazio. /Lajmi.net/