Tare me lajm fantastik për tifozët e Lazios

Igli Tare ka insistuar se mbrojtësi Stefan de Vrij nuk do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

13/01/2018 08:09

Igli Tare ka një lajm fantastik për tifozët e Lazios.

Drejtori sportiv i klubit nga Serie A ka insistuar se mbrojtësi Stefan de Vrij nuk do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Nuk kemi afate, por e sigurtë është që nuk shitet në janar. Është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe do të na ndihmojë që të arrijmë objektivat tanë”, ka deklaruar Igli Tare për Gazzetta Dello Sport. /Lajmi.net/