Tare kërcënon Juventusin për finalen e “Coppa Italia” – Lajmi.net
Tare kërcënon Juventusin për finalen e “Coppa Italia”
Autori: Lajmi.net Serie ASport 12:57, 16 May 2017
Këtë të mërkurë në stadiumin ‘Olimpico’ Lazio sfidon pikërisht Juvetnusin me një objektiv të qartë dhe të vetëm të bëjë gjithçka për të fituar trofeun e Kupës së Italisë.

Lazio është pengesa e parë për Juventusin në rrugën e drejt suksesit të trefishtë këtë sezon. Ekipi romak deri tani kanë zhvilluar një sezon pozitiv pasi pozicionohet në vendin e karterët në Serinë A, ndërkohë që kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Italisë duke eliminuar skuadra të mëdha si Interi e Roma.

Këtë të mërkurë në stadiumin ‘Olimpico’ Lazio sfidon pikërisht Juvetnusin me një objektiv të qartë dhe të vetëm të bëjë gjithçka për të fituar trofeun e Kupës së Italisë. Sipas drejtorit sportiv,  Igli Tare, kryeqytetasit do të kenë shanset e tyre edhe pse përballë do të kenë ndoshta Juventusin më të mirë të dedakës së fundit.

”Do të jetë një ndeshje e vështirë. Por, Lazio vjen në këtë sfidë me vetëdije se është një skuadër në shëndet të plotë dhe që është rritur shumë në këtë sezon. Ne nuk do të hymë në fushë me idenë që e kemi të humbur këtë ndeshje pasi mbi të gjitha luajmë në shtëpinë tonë”, ka delaruar ai.

“Juventusi aktualisht është skuadra më e mirë në Evropë. Megjithatë ne jemi të aftë për të dhuruar surpriza pasi me meritë kemi arritur deri në finalen e këtij kompeticioni”, ka theksuar ish kapiteni i Shqipërisë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S

Fjalët kyçe: Igli Tare, Juventus, Lazio

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master