Tare ka një përforcim për Barcelonën

“Gazzetta dello Sport” shkruan se De Vrij ka ngecur bisedimet me Interin pasi ka marrë lajmin se ka zgjuar interesim nga Barcelona.

Sport

24/03/2018 09:18

Stefan de Vrij ka vendosur të largohet nga Lazio, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi holandez raportohet se është pranë transferimit të rivali nga Serie A, Inter.

Mirëpo, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se De Vrij ka ngecur bisedimet me Interin pasi ka marrë lajmin se ka zgjuar interesim nga Barcelona.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, preferon kalimin e De Vrij te Barcelona duke mos e përforcuar një rival direkt nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.

De Vrij është një mundësi e mirë në treg sepse do të largohet nga Lazio si futbollist i lirë. /Lajmi.net/