Tare jep super lajmin për Savic dhe Immobile

Ciro Immobile dhe mesfushori Sergej Milinkovic-Savic së shpejti do të nënshkruajnë kontrata të reja në Lazio.

Sport

21/09/2018 07:24

Igli Tare ka bërë të ditur se sulmuesi Ciro Immobile dhe mesfushori Sergej Milinkovic-Savic së shpejti do të nënshkruajnë kontrata të reja në Lazio.

Drejtori sportiv i Lazios ka paralajmëruar vazhdimin e qëndrimit për dyshen kryesore të skuadrës nga Roma.

“Kontratat e reja? Janë çështje e ditëve, deri në fillim të javës së ardhshme do të jetë gjithçka e kryer”, u shpreh Tare, përcjell “lajmi.net”.

“Marrëveshjet janë arritur tashmë një kohë të gjatë”, theksoi ai. /Lajmi.net/