Tare befason me përforcimin e ri në Lazio

Igli Tare ka kontaktuar me menaxherin e fantazistit spanjoll por duhet të bëjë llogaritë edhe me Stoke City-n, që po bisedon me Real Betis për të ardhmen e futbollistit.

Sport

06/03/2018 11:53

Fabian Ruiz është basti i radhës për Igli Taren.

Drejtori Sportiv i Lazios ka shënjestruar talentin e Real Betisit si goditjen e ardhshme për mesfushën bardhekaltër.

Spanjolli 21-vjeçar mund të luajë pas sulmuesve, por edhe si sulmues krahu.

Tare ka kontaktuar me menaxherin e fantazistit spanjoll por duhet të bëjë llogaritë edhe me Stoke City-n, që po bisedon me Real Betis për të ardhmen e futbollistit, transmeton “SuperSport”.

Vlera e lojtarit aktualisht është 12-13 mln euro, por në verë nga ofertat e shumta Betis mund të kërkojë edhe 20 mln Euro.