Tara ka ditëlindjen, ky është urimi plot emocione i Teutës

Në shtëpinë e tyre 27 prilli nënkupton ditë feste.

ShowBiz

27/04/2018 11:59

Kjo se, vajza e aktores Teuta Krasniqit, Tara, feston ditën e lindjes, shkruan lajmi.net

Ka qenë e ëma e saj ajo e cila përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale, ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar të bijën.

“Jam mirënjohëse pafund që të kemi ty Tara, ty që më fale epitetin më fisnik në jetë, emrin nënë” janë ndër tjera fjalët e Teutës lënë në urim.

Për Tarën, urojmë edhe shumë vite tjera./Lajmi.net/

E shtrenjta ime, beba ime, drita e syve te mi, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im, Tara ime Urime Ditelindja e 8-të. Faleminderit Zotit që më bekoi me ty në jetë, Faleminderit ty që çdo ditë të jetës na mbush me lumturi dhe dashuri të pafund. Të të shoh ty duke u rritur çdo ditë, duke u bërë shembulli më i mirë i vajzës dhe i motrës më të madhe, është bekimi më i madh që kam në jetë. Faleminderit që më bën nënë krenare me edukatën tënde, sjelljet tua, me mësime dhe me talente që Zoti ti dhuroj si dhunti. Mbi të gjitha faleminderit që çdo ditë të jetës po bëhesh vajzë e menqur dhe modeste, e cila ndjen dhe shpërndan dashuri kudo. Jam mirënjohëse pafund që të kemi ty Tara, ty që më fale epitetin më fisnik në jetë, emrin nënë. Të don mami pa kufi, të don Kaia më së shumti në botë, të don Astro pa fund dhe te duan shumë e gjithë familja. Zoti të bekoftë me shëndet, lumturi, dashuri, gëzime, suksese, mbarësi dhe i paç gjithmonë gjithë njerezit tu të dashur pranë. Të dua beba ime ❤️❤️❤️

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on