Tani në “luftë” me të, por shikoni çfarë kishte thënë De Biasi për Xhakën para dy vitesh

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi shpesh herë i ka mbrojtur më parë lojtarët e kombëtares shqiptare, madje ka shërbyer dhe si një "urë" lidhëse me skuadra të njohura.

Sport

30/03/2017 16:17

Strategu italian ka dhënë një deklaratë shumë interesante më 18 qershor 2015 për “Firenzeviola.it” ku ka vlerësuar Xhakën si një lojtar perfekt për Fiorentinën e Sosës.

“Për Xhakën mund të them se ai është një “xhol” që luan në mbrojtje dhe mesfushë, pra mund të mbulojë pa problem disa role. Atë mund ta përdorësh në të djathtë dhe në të majtë të mbrojtës po ashtu edhe në qendër, raporton Albeu.

Ai është si një motor që nuk pushon kurrë së punuari. Xhaka është një pikë e fortë, si në Kombëtare ashtu edhe te Bazeli. Ai është plotësisht gati që të luajë në Serie A, pasi loja dhe fiziku i tij mund të bëhen shumë të rëndësishme për Fiorentinën apo për ndonjë skuadër tjetër italiane”, deklaronte De Biasi.

Tashmë marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar shumë që pas hedhjes së shishes ndaj Zvicrës në Europian nga mesfushori. U përsëritën dhe ndaj Italisë ku Xhaka është larguar pasi u la në stol.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy