Tani mund t’i editoni dokumentet e Office përmes Dropbox

Dropbox sapo ka pranuar një veçori shumë të mirë, duke e integruar aplikacionin për celularë me Microsoft Office.

Auto & Tek

26/11/2014 15:05

Kompania e përditësoi aplikacionin e tij për iOS dhe Android të martën me një mbështetje për Microsoft Office që i lejon përdoruesit të hapin dokumente apo prezantime të vendosura në llogaritë e Dropbox dhe t’i editojë ato përmes Office.

Përdoruesit mund të kenë përparësi në këtë veçori pasi që mund ta klikojnë butonin “edit” përderisa janë duke e shikuar një dokument në Dropbox, transmeton Lajmi.net.

Ata të cilët nuk i kanë aplikacionet e Office të instaluara do t’u kërkohet që t’i instalojnë. Ndryshimet e bëra në aplikacionet e Office do të sinkronizohen dhe ruhen automatikisht në llogarinë e Dropbox.

Përditësimi është rezultat i një partneriteti të njoftuar së fundmi nga kompanitë dhe është pjesë e planit të Microsoft për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e Office që të krijojnë, editojnë dhe të bashkëveprojnë me dokumente, veçanërisht përmes celularëve.