Tani mund të zgjidhni kush do t’ua menaxhojë llogarinë në Facebook pasi që të vdisni

Facebook është duke iu dhënë përdoruesve një kontroll edhe më të madh në atë se çfarë ndodhë me llogaritë e tyre pasi që ata të vdesin. Rrjeti social ka lansuar një veçori të re të martën e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin një shok specifik në Facebook i cili do të jetë në gjendje…

Auto & Tek

12/02/2015 17:05

Facebook është duke iu dhënë përdoruesve një kontroll edhe më të madh në atë se çfarë ndodhë me llogaritë e tyre pasi që ata të vdesin.

Rrjeti social ka lansuar një veçori të re të martën e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin një shok specifik në Facebook i cili do të jetë në gjendje të ketë qasje në llogarinë e tyre pasi që ata të vdesin.

Veçoria, e quajtur ‘Legacy Contact’ (Kontakti Trashëgues), shfaqet në menynë e konfigurimeve të sigurisë në Facebook, transmeton Lajmi.net.

Atje, ju do të mund të zgjedhni një shok specifik në Facebook i cili do të jetë në gjendje ta kontrollojë llogarinë tuaj apo edhe ndonjë faqe tuajën, pasi që të vdisni.

Tjetër alternativë është që njerëzit mund të zgjedhin që pasi të vdesin llogaria e tyre të mbyllet automatikisht pasi të vdesin.

Legacy-contact-640x608