Tani mund të përdorësh Skype edhe pa qenë i regjistruar

Tashmë rruga drejt thjeshtësisë për Microsoft është përcaktuar: që nga sot mundësohet përdorimi i Skype pa patur nevojë të regjistroheni me një llogari të plotë.

Auto & Tek

17/11/2016 23:16

Funksioni i ri është i disponueshëm vetëm për shfletuesit e internetit në faqen e Skype dhe për ta përdorur mjafton të fusni emrin tuaj, të krijoni një grup dhe të ftoni të paktën një person duke i dërguar një link unik aksesi për në bisedë.

Në një grup të vetëm mund të marrin pjesë deri në 300 vetë, e deri 25 vetë në telefonata me zë dhe video, transmeton iphonealbania.

Përdorimi i Skype në këtë modalitet mund ta zgjasë maksimumi 24 orë për bisedë dhe nuk ka asnjë tipar të personalizuar standard, siç është përkthyesi dhe telefonatat me numrat fiks dhe celularë.