Tani mund të kaloni në Windows 10

Pas 9 muajve testime dhe lansime beta, Windows 10 më në fund është këtu.

Auto & Tek

29/07/2015 09:19

Tani ju mund ta përmirësoni sistemin operativ të pajisjes tuaj në Windows 10 falas, nëse keni Windows 7 apo Windows 8.1 në PC-në tuaj.

Përderisa jo çdo pajisje do ta merr përmirësimin menjëherë, Microsoft është duke lëshuar një instalim për miliona pajisje.

E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të regjistroheni për përmirësimin dhe më mas Microsoft do të ju lajmërojë kur ai është gati për ju për ta marrë, transmeton Lajmi.net.

Nëse dilni në Windows 10, ju do të merrni një meny të re të startit, një aplikacion të Xbox me sistemin Xbox One, integrimin e Cortana-së, një shfletues të ri të quajtur Edge, dhe shumë aplikacione të tjera. (Lajmi.net)