Tani mund ta shkarkoni iOS 9 në versionin beta

Tani mund ta testoni versionin beta të sistemit më të ri operativ të Apple – iOS 9, dhe të ndihmoni në përmirësimin e sistemit duke i dërguar Apple reagim për këtë.

Auto & Tek

10/07/2015 09:28

Regjistrohuni në program beta të Apple duke hyrë me llogarinë tuaj të Apple në këtë webfaqe. Udhëzimet në webfaqe janë shumë të thjeshta dhe të lehta për t’u ndjekur.

Versioni publik beta i iOS vjen me një aplikacion për reagime, i cili është i vendosur në ekranin kryesor të iOS. Aplikacioni është në dispozicion gjithashtu edhe nga menyja e ndihmës duke zgjedhur ‘Send Feedback’, transmeton Lajmi.net.

Ky lansim erdhi pak ditë pasi që iOS beta u bë i gatshëm për zhvilluesit. iOS 9 pritet të lansohet i përfunduar gjatë shtatorit.