Tani laptopët dhe tabletët do të mund të mbushen përmes Wireless-it

Mbushja përmes Wireless-it është një teknologji e re, e përkushtuar në pajisje më të vogla - celularë, ora dhe brusha elektronike të dhëmbëve - por kjo është gati që të ndryshojë.

Auto & Tek

05/06/2014 23:14

Aleanca për Rrymë përmes Wireless sapo ka zbuluar platformën Rezence për mbushje të laptopëve, tabletëve dhe pajisjeve që kërkojnë më shumë se 50 vat.

Është një hap i mirë në teknologjinë e mbushjes së pajisjeve me rrymë, dhe do të mund ta bënte më të lehtë mbushjen e pajisjeve.

Kjo që u tha, do të thotë se krijuesit e pajisjeve do të duhet të zgjedhin në mes tre standardeve të mbushjes para se ta ngarkojnë për shitje pajisjen e tyre.

Anëtari në AWP, Lenovo, duket shumë optimist, duke thënë se kjo teknologji e re është zgjidhja më e mirë që i përmbushë nevojat e klientëve.