Tani Facebook do të krijojë një tjetër aplikacion që do të fiksoheni të gjithë por mund të gjeni dhe dashurinë e jetës!

Faza tjetër në përpjekjen e “dëshpëruar” (siç e quajnë disa) të Facebook për të marrë përsipër çdo aspekt të jetës suaj është aplikacioni i ri, Facebook Dating, që është pikërisht ashtu siç  tingëllon – një profil i veçantë në Facebook për të gjithë përdoruesit për të takuar njerëz të rinj.

Fun

02/05/2018 18:59

Me impresionet e tij, nga vizita që pati në Kongres, Mark Zuckerberg njoftoi të marten konferencën vjetore të zhvillimit të Facebook. Sipas një njoftimi për shtyp, Dating (një emër i çmendur dhe gjenial për një shërbim takimi) do të funksionojë si të gjitha aplikacionet e tjera të njohjes që tashmë keni lidhur profilin tuaj në Facebook.

Përdoruesit që ndjejnë ndarjen e më shumë informacioneve të tyre personale me Facebook, do të jenë në gjendje të krijojnë profile të veçanta “Dating” ku ju shkruani preferencat tuaja përsa i përket një partneri potencial.

Asnjë nga shokët tuaj ekzistues të Facebook nuk do të shfaqet si “një njohje e mundshme” për të shmangur sikletin e tmerrshëm që mund të keni se mos ndoshta miqtë tuaj e shohin që ju jeni në kërkim të një dashurie.

\Ndryshe nga Tinder, Bumble, OkCupid, Match, Hinge dhe të gjitha aplikacionet e tjera që tashmë ekzistojnë, vetëm bisedat me tekst do të lejohen në ndërfaqen e mesazheve në Facebook Dating, duke eliminuar lidhjet me kamera ose fotot.

Stafi i Facebook ka menduar se në ndryshim nga aplikacionet e tjerë edhe pse Facebook Dating është për njohje, do të jetë për njohje më serioze. /Blitz.al/