Tani edhe pa internet mund ta bëni këtë në Facebook

Aplikacionet më të reja të shtuara nga Facebook ju japin mundësi përdoruesve ta përdorin rrjetin social edhe nëse interneti është i dobët.

Auto & Tek

10/12/2015 16:18

Veçoria është në dispozicion për pajisjet Android, ku të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi që të komentojnë tek postimet edhe kur nuk kanë internet. Komenti juaj do të ruhet deri në momentin që të lidheni me internet, dhe do të postohet më pas automatikisht.

Gjithashtu kompania po teston disa veçori të reja për të mbajtur faqen kryesore të përditësuar, duke shfaqur lajmet e reja të ditës edhe kur nuk keni internet. Këto veçori të reja do të lëshohen në ditët në vazhdim.