Tani do të mund të luani PS4 edhe në PC

Së shpejti do të jeni në gjendje që të transmetoni ekranin e PS4 në një PC, ngjashëm si Xbox One, ka konfirmuar Sony këtë javë.

Auto & Tek

27/11/2015 16:40

Pak ditë pasi një zhvillues i palës së tretë lansoi një aplikacion për Windows i cili ju lejon që të luani me lojëra të PS4 në PC, Sony konfirmoi se është duke punuar në një version zyrtar të kësaj veçorie.

Shuhei Yoshida, President i Wordwide Studios në Sony, e postoi këtë lajm në Twitter.

Xbox One ju lejon që ta vendosni një kontrollues në një PC me Windows 10 dhe më pas ta transmetoni ekranin e Xbox One në atë PC, transmeton lajmi.net.

Në PS4, kjo nuk ka qenë e mundur në PC, përveç se në PlayStation TV dhe në pajisjet Xperia. Shuhei shkroi në Twitter: “Disa njerëz pyetën nëse kemi në plan të ofrojmë funksionin Remote Play në PC, dhe po, ne jemi duke punuar në një aplikacion zyrtar për PC/MAC”. (lajmi.net)