Tallje me adoleshentët që u paraqitën si të rrezikshëm (Foto)

Në Britani të Madhe është fotografuar një grup i të rinjve, duke mbajtur në duar thika të mëdha dhe shufra, në përpjekje që të frikësojnë adhuruesit e skuadrës rivale të futbollit.

Fun

24/04/2017 01:11

Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale, janë tallur me ta duke i vënë në pozita të ndryshme dhe qesharake.

Paraqiten si të rrezikshëm, por të gjithë po tallen me ta

Atyre i janë vendosur fshesa në njërin editim, një qen në karrocë apo edhe qese kinse kanë dalë për të bërë pazar.

Në kërkim të grupit që u fotografuan me armë të ftohta

Policia është duke bërë hetime, për grupin që nuk dihet saktësisht se ku janë fotografuar.


Mahi me adoleshentët që deshën të frikësojnë rivalët

“Kanë fytyrën sikur të bebeve, më shumë frikësojnë vetën se dikë tjetër”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/