Tallet Ventura: Ja çfarë do t’i bëjë Bashës

Giampiero Ventura ka dhënë deklaratë interesante për Migjen Bashën.

Sport

23/03/2017 21:59

“Mendoj se do të luajë kështu, pavarësisht deklaratave në vigjilje. Mendoj se për atë që përfaqëson kjo ndeshje për Xhanin, nuk do të ketë as një minutë të lehtë. Ndaj e përsërit, nëse do të arrijmë fitoren, do të ishte një hap gjigand. Është një ndeshje jashtëzakonisht delikate, uroj që paraqitja jonë ta bëjë të jetë e rëndësishme”.

“Kur them ndeshje e veçantë, i referohem faktit që Shqipëria mund të hyjë në histori, pjesa tjetër janë llafe kot”.

“Bëtë mirë që ma thatë, tani do ta ketë të vështirë të qarkullojë në Bari (shën.: qyteti ku jeton Ventura), herët e vonë do ta kap”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6