Tallet keq me shokun e ngushtë, shtiret kinse po bën seks me motrën e tij – Lajmi.net
Tallet keq me shokun e ngushtë, shtiret kinse po bën seks me motrën e tij
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 19:56, 5 October 2017
Një kamerë e fshehtë gazmore është bërë virale në internet dhe po bën xhiron e botës, në të cilën shfaqet një i ri i cili e zë shokun e ngushtë “duke bërë seks” me motrën e tij.

Joel Morris i njohur me nofkën JMX, nuk ka hezituar të publikoj videon në të cilën është tallur me shokun e tij të ngushtë, transmeton Telegrafi.

Në fillim të videos, 18-vjeçari e shpjegon në detaje se si do të shtiret kinse është duke bërë seks me motrën e mikut të ngushtë  Max Plays.

Viktima e kamerës së fshehur fillimisht pranon një mesazh, ku shkruan se motra e tij është duke bërë seks me shokun e tij të ngushtë. Dhe në momentin që ai futet në apartament i zë në shtrat.

Natyrisht si çdo njeri tjetër shpërthen, dhe fillon të bërtas dhe ta sulmojë verbalisht mikun e vet të cilit i thotë: “mendoja se të kam shok të shpirtit. Kurrë nuk do ta besoja se një gjë të tillë mund të ma bëje ti”.

Por menjëherë reagon motra e tij e mbuluar me çarçafë, e cila i tregon se është e veshur dhe se e gjithë kjo skenë është inskenuar për ta nervozuar në një kamerë të fshehtë.

Edhe pse ende nuk janë bërë dy ditë nga publikimi i videos, ajo është shikuar mbi 460 mijë herë. /Telegrafi/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan
  • Play World Soccer Champion