Tallen me të moshuarin duke e qëlluar me shuplaka në kokë (Video)

Dy banditë kanë sulmuar një të moshuar në një tren në Chicago, duke e qëlluar me shuplaka në kokë. Policia po e heton rastin, me qëllim kapjen e autorëve. 

Bota

13/12/2014 17:34

Video e shpërndarë në Facebook, shfaq dy meshkuj të rinj me ngjyrë teksa argëtohen teksa sulmojnë një të moshuar.

Aty shihet se si i moshuari po qëndronte ulur, dhe fillon të sulmohet pa provokuar asnjërin nga djemtë. 

Ai përpiqet të mbrohet, por mosha nuk ja lejon këtë, gjë e cila ua bënë edhe më gazmore lojën e fëlliqur djemve të rinj. (lajmi.net)