Talibanët vrasin 10 ushtarë afganë

Zyrtarët afganë thonë se militantët kanë sulmuar një bazë ushtarake në provincën Knadahar, duke vrarë të paktën 10 ushtarë dhe plagosur 9 të tjerë.

Bota

23/05/2017 14:20

Ministria e Mbrotjes tha se sulmi nisi pak para mesnatës të 22 majit në Kampin Achakzia në qarkun Shan Waliot.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Dawlat Wazeri tha se të paktën 12 sulmues janë vrarë në bejetën që është zhvilluar për orë të tëra.

Talibanët dhe grupet e tjera militante, javëve të fundit kanë intensifikuar sulmet në Afganistan.