Talibanët refuzojnë zgjatjen e armëpushimit në Afganistan për festën e Fitër Bajramit

Talibanët afganë kanë hedhur poshtë thirrjet për të shtyrë armëpushimin tre-ditor të shpallur për festën e Fitër Bajramit.

Bota

17/06/2018 22:56

Talibanët kanë bërë të ditur se militantët e tyre ishin urdhëruar të merrnin armët përsëri natën e së dielës – tani festa e Bajramit ka përfunduar.

Ata kanë theksuar se armëpushimi do të përfundon natën e së dielës dhe operacionet kundër forcave të sigurisë do të rifillonin, shkruan BBC, përcjell Lajmi.net

Në një njoftim të shtunën, Presidenti Ghani i bëri thirrje militantëve të ndjekin kryesimin e qeverisë dhe të hyjnë në bisedimet e paqes.

Deklarata e presidentit Ashraf Ghani të shtunën për talebanët për të vazhduar armëpushimin e saj është refuzuar, kishte skena të pashembullta të ushtarëve dhe kryengritësve talebanë që përqafonin njëri-tjetrin gjatë armëpushimit.

Por armëpushimi nuk i dha fund dhunës tërësisht.

Ndërkohë, të paktën 18 veta janë vrarë në një sulm vetvrasës në qytetin Jalalabad, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Shpërthimi ka ndodhur jashtë zyrës së guvernatorit të provincës Nangarhar ndërsa zyrtarët po takonin kryengritësit talebanë duke kërkuar armëpushim. Dhjetra persona u plagosën.

Militantët kanë thënë se nuk do të ketë zgjatje të armëpushimit dhe luftëtarët pritet të largohen nga zonat e kontolluara nga qeveria para perëndimit të diellit.

“Armëpushimi përfundon sonte dhe operacionet tona do të fillojnë, me dëshirën e Zotit. Ne nuk kemi ndërmend të zgjasim armëpushimin,” ka thënë zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Në një deklaratë, talebanët kanë thënë se kishin thirrur armëpushimin për t’i mundësuar afganëve të zakonshëm që të gëzonin një festë paqësore, “jo në përgjigje të armëpushimit të regjimit të Kabulit”.

Talibanët kanë njoftuar armëpushim tre-ditor këtë muaj, disa ditë pasi një armëpushim i njëanshëm ishte urdhëruar nga qeveria./Lajmi.net/