Talibanët marrin peng autobusin, vrasin 16 persona

Talibanët vranë të paktën 16 persona këtë të martë dhe morën dhjetëra të tjerë, pasi i rrëmbyen nga një autobus në veri të Afganistanit, njoftojnë zyrtarët afganë.

Bota

31/05/2016 20:22

“Talibanët vrarë 16 pasagjerë dhe po mbajnë peng më shumë se 30 të tjerë”, ka thënë Sayed Mahmood Danish, zëdhënës i guvernatorit në provincën Kunduz, ku edhe ndodhi ngjarja.

“Ne kemi informata të sakta se 26 komando dhe policë afganë ishin në mesin e udhëtarëve”, ka thënë për AFP Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i talibanëve, duke shtuar se gjashtë prej tyre u vranë duke u përpjekur për t’ia mbathnin.