Talibanët hyjnë në gjykatë dhe vrasin 7 njerëz

Kryengritësit talibanë të hënën kanë depërtuar me dhunë në një gjykatë në pjesën veriore të Afganistanit dhe i kanë vrarë shtatë vetë, përfshirë edhe prokurorë.

Bota

27/10/2014 17:39

Zëdhënës i policisë, Sayed Saruar Husain tha se katër persona me uniformë ushtarake e sulmuan gjykatën në qytetin Kunduz.

Ai shpjegoi se sulmuesit kishin hedhur eksploziv në hyrje të kompleksit të gjykatës dhe kishin depërtuar brenda, raporton REL.

Kryeprokurori, Amrudin Amin tha se personat e armatosur kishin shkuar derë më derë në objekt duke i vrarë njerëzit nga afërsia.

Në mesin e të plagosurve kishte civilë, zyrtarë të gjykatës dhe policë.

Zyrtarët thanë se sulmuesit pastaj janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ishte ndëshkim për dënimet me vdekje, që u ishin dhënë disa të burgosurve talibanë nga gjykata.