Talese: Një ditë është fashist, ditën tjetër plehrë, por do ta votoj Trumpin

Nuk do të votoj për Hillaryn: “Sekretarja e Shtetit më e keqe. Në politikë të jashtme ka krijuar kaosin”

Bota

25/10/2016 11:55

Shkrimtari Gay Talese nuk do të flasë për politikë. Me tonin shpërfillës dhe të ngutur që përdor kur mërzitet, thotë se Donald Trump dhe Hillary Clinton është «historia e tyre», aspak e tij. «Preferoj t’i lë që të përdorin fjalët e tyre për t’i përshkruar, siç dhe nga ana tjetër po bëjnë». Megjithatë, mjeshtëri i gazetarisë letrare, i përkufizuar si babai i «new journalism», në moshën 84 vjeçare – 13 libra të botuar dhe mijëra artikuj mbi barkun e Amerikës – ka ide shumë të qarta mbi dy protagonistët në garë për presidencën e Shteteve të Bashkuara. Nuk do të votojë për Hillary Clinton, të cilën e konsideron «Sekretaren e Shtetit më të keqe duke parë kaosin që ka krijuar në politikën e jashtme». Kurse për Trump shpalos një simpati të pazakontë.

Ju pëlqen? Po ua them si provokim.

«Mendoni një gjë: çdo ditë ka një artikull që i hedh baltë përsipër. Çdo ditë të bekuar hap gazetat, ndiz televizorin dhe gjen lajme e komente që e përshkruajnë si një njeri të tmerrshëm. Mendo vetëm “New York Times”: një ditë e paraqesin si fashist, ditën tjetër si plehrë, ditën tjetër si përdhunues, ditën tjetër si një biznesmen që ka bërë para duke vjedhur. Vjen një moment që arrihet të thuhet se është një baba i keq. Fëmijët e tij janë fantastikë! Kështu, duket qartë, nuk është e vërtetë. Ka pasur tri gra? E pastaj? Janë punët e tij»

Po e mbroni?

«Më intereson mekanizmi jo politikja. Kini parasysh këtu Alec Baldwin, e njihni?»

Aktorin?

«Ja, në një moment të caktuar gruaja e tij, ish gruaja, ka nxjerrë një incizim audio në të cilën ai shante të bijën dhe e ka nxjerrë në internet. Në harkun e pak orëve është shndërruar në përbindësh. Shpifja, gënjeshtrat funksionojnë kështu: duan njësekondë që të përhapen dhe të të gozhdojnë. Kur bëhesh i famshëm, ndodh gjithmonë».

Ju ka ndodhur edhe juve.

«Unë kam dashur gjithmonë që ta çoj gazetarinë në zona ku askush nuk e çon: privatësia seksuale, devijimi, voyeurismi. Kjo në Amerikë do të thotë të tentosh vazhdimisht vetëvrasjen letrare. Janë të obsesionuar nga politikisht korrektja dhe kur u cimbis moralin e tyre, merr në shkëmbim vetëm katastrofa».

Na jepni një shembull.

«Kur kam shkruar “Gruaja e të tjerëve” jam kritikuar ashpër nga komuniteti letrar sepse kisha guxuar të shkoja në territore të ndaluara. Në atë kohë duhej të emërohesha President i PEN Literary Awards (vlerësimi letrar më i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara) dhe më përjashtuan. Sidomos femrat e komunitetit letrar bënë gjithçka qe e mundur që të përjashtohesha».

(nga Corriere della Sera)

Image result for Gay Talese