Talenti Tombides vdes nga kanceri

Sulmuesi i talentuar i West Ham United, Dylan Tombides ka vdekur sot në moshën 20-vjeç nga kanceri testikular. Ai konsiderohej si futbollist premtues, mirëpo humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Sport

18/04/2014 16:52

Talenti i West Ham United, Dylan Tombides ka vdekur nga kanceri në moshën 20-vjeç.

Tombides konsiderohej si sulmues premtues dhe debutoi me ekipin e parë në një ballafaqim në League Cup në shtator të vitit 2012.

Australiani e përfaqësoi shtetin e tij në nivelet U-17 dhe U-23.

Ai ishte diagnostifikuar me kancer testikular në verën e vitit 2011 por pas tretmanit ishte në gjendje të vazhdonte karrierën më 2012, dhe depërtoi në ekipin e parë.

Tombides po ashtu bëri punë të madhe duke ngritur vetëdijen për kancerin tek meshkujt, dhe përkrahu fushatën One for the Boys që përfshinte ngjarje të ndryshme.

Mirëpo, sëmundja e tij u rikthye dhe ai vdiq të premten në mëngjes përkrah familjes së tij.