Talenti shqiptar i bashkohet Juventusit (FOTO)

Jo vetëm goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Sport

23/07/2017 11:06

Juventusi iu kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjent premtues për të ardhmen.

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje me tre talente, ku një ndër ta është edhe futbollisti shqiptar, Qëndrim Kameraj, i cili luan si sulmues qendror dhe anësor.

Shqiptari i lindur në Luzernë, do të jetë pjesë e të rinjve të Juvestusit për sezonin e ardhshëm.

Kameraj është vetëm 18 vjeç dhe kaloi te klubi bardhezi nga të rinjtë e Luzernës.

Ai bën pjesë te Kombëtarja U-18 e Zvicrës, ku në 2 ndeshje ka realizuar 1 gol. /360sport/