Talenti nga Kosova nënshkruan kontratë profesionale me skuadrën austriake

Talentët nga Kosova vazhdojnë të “pushtojnë” Evropën.

Sport

27/03/2017 22:21

Së fundi, është Vesel Demaku nga Drenasi që ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e njohur austriake, Austria Vien.

Demaku është vetëm 16 vjeçar, dhe deri më tani ka qenë pjesë e akademisë së ‘Redbull Salzburg’.

Demaku luan në pozitën e mesfushorit dhe ka kaluar në të gjitha hallkat e grupmoshave duke u spikatur si njëri ndër talentet e ardhshëm në Evropë.

Ai është pjesë e Përfaqësuese së Austrisë në grupmoshat U17 dhe shihet si njëri ndër premtuesit e mëdhenj.

Sigurisht se Demaku me talentin e tij mund të sjellë shumë sukses te Kosova./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6