Talenti i Wolfsburgut zgjedh Kosovën

Elvis Rexhbecaj, ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.

Sport

22/05/2018 15:17

Mesfushori i Wolfsburgut, Elvis Rexhbecaj, ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.

Edhe pse i rritur jashtë, 20-vjeçari nuk e harroi vendlindjen e tij. Djaloshi nga Prizreni është pjesë e skuadrës gjermane Wolfsburg që prej vitit 2010 dhe ka luajtur 4 ndeshje me ekipin e parë.

Rexhbecaj shihet si një talent i së ardhmes në Gjermani, dhe përveç se mesfushor me tipare mbrojtës, ai adoptohet edhe si mbrojtës i majtë.

Vlera e tij në treg është 200 mijë euro, ndërsa ai pritet që sezonin e ardhshëm të lëvizë drejt një tjetër skuadre për të pasur më shumë minuta në këmbët e tij.