Talenti i shumëkërkuar i Ajaxit transferohet te gjiganti i Premierligës

‘The Guardian’ raporton se njëra nga këto skuadra është edhe Manchester United.

Sport

12/05/2018 16:58

Jose Mourinho dëshiron transferimin e talentit të Ajaxit, Justin Kluivert.

I biri i legjendës Patrick Kluivert, ka impresionuar me paraqitje këtë sezon te gjiganti i Eredivisie, duke bërë që shumë skuadra të Evropës të kërkojnë transferimin e tij.

‘The Guardian’ raporton se njëra nga këto skuadra është edhe Manchester United.

Është trajneri Jose Mourinho që po pëlqen shumë talentin 19 vjeçar, që e dëshiron në skuadër për sezonin e ri./Lajmi.net/