Talenti i Romës në radarin e Bayern Munich

E ardhmja e Cengiz Under mund të jetë larg Romës.

Sport

20/10/2018 12:57

21-vjeçari i cili u transferua te verdhekuqtë nga Başakşehir në vitin 2017 për shumën e 13.4 milionë Eurove ndiqet me interes nga anglezët e Arsenalit, të cilët për të mposhtur konkurrencën e gjermanëve të Bayern Munich janë gati të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për kartonin e lojtarit turk.

Drejtuesit e Romës nga ana e tyre nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e lojtarit dhe për këtë kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

Por sipas mediave italiane, palët nuk po arrijnë të gjejnë akordin, pasi një nga kërkesat kryesore të lojtarit për rinovimin është që klauzola e largimit të mos jetë e lartë, gjë që nuk ka gjetur mirëkuptimin nga drejtuesit e klubit nga “Trigoria”, të cilët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë në rast të një largimi të futbollistit.