Talenti i madh shënon njërin nga golat më të bukur të vitit (Video)

Njëri nga talentët më të mëdhenj në botë, Youri Tielemans ka shënuar një supergol për skuadrën e tij Anderlecht.

Sport

26/07/2015 21:07

Talenti i skuadrës Anderlecht, Youri Tielemans, skuadër kjo që drejtohet nga Besnik Hasi ka shënuar një supergol për skuadrën e tij, shkruan Express.

Talenti belg cilësohet si më i mirë për momentin në Evropë dhe për shërbimet e tij janë të interesuara skuadrat më të mëdha, me Chelsean që kryeson listën.

Tielemans ka shënuar në minutat e fundit të takimit, për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij përballë Waasland Beveren me rezultat 3:2.

YouTube player