Talenti i Dortmundit bën transferim sensacional në Premierligë

Talenti Christian Pulisic është i vendosur për t’u larguar nga Borussia Dortmund për t’u transferuar te Chelsea.

Sport

17/11/2018 08:35

20 vjeçari cilësohet një nga më të talentuarit e gjeneratës së tij, dhe për të interesim kanë shprehur skuadrat më të mëdha të Evropës.

Duket se më serioze në këto bisedime është treguar skuadra e Chelsea.

‘DailyMail’ raporton se reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka kontratë deri në vitin 2020 me Dortmundit, është rrugës për t’u transferuar në Premierligë, te skuadra nga ‘Stamford Bridge’, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Blutë’ janë të gatshëm të paguajnë deri në 78 milionë euro për Pulisic, që në shtatë paraqitje këtë sezon në Bundesligë ka shënuar një gol./Lajmi.net/