Talenti i Chelseas ngacmon Ozilin

Tifozët e Arsenalit u gëzuan shumë kur klubi transferoi Mesut Ozilin nga Real Madrid gjatë verës, pasi mesfushori erdhi në Emirates në marrëveshje me vlerë prej 42.5 milionë funtesh. Ylli gjerman realizoi gola dhe bëri asistime në fillim të karrierës për gjigantin londinez. Mirëpo, ai është kritikuar së fundmi për paraqitje të zbehta, përfshirë atë…

Sport

08/02/2014 16:03

Tifozët e Arsenalit u gëzuan shumë kur klubi transferoi Mesut Ozilin nga Real Madrid gjatë verës, pasi mesfushori erdhi në Emirates në marrëveshje me vlerë prej 42.5 milionë funtesh.

Ylli gjerman realizoi gola dhe bëri asistime në fillim të karrierës për gjigantin londinez.

Mirëpo, ai është kritikuar së fundmi për paraqitje të zbehta, përfshirë atë që bëri sot në humbjen 5:1 në udhëtim te Liverpool.

Por, nëse kritikat e tifozëve të Arsenalit nuk ishin të mjaftueshme, tani kanë ndërhyrë edhe futbollistë të skuadrave rivale.

Loftus-Cheek më pas e fshiu postimin

Talenti i Chelseas, Ruben Loftus-Cheek ka ngacmuar Ozilin pas paraqitjes së tij në Anfield. “Ozil, kjo është Premierliga shok, nuk luhet aq lehtë këtu”, shkroi ai në Twitter.

I riu ishte kapiten i Anglisë në nivele të ndryshme, dhe pritet të ketë të ardhme të ngritur në Chelsea.