Talenti i Bayernit transferohet në Juventus?

Juventusi po mendon të përforcohet me Douglas Costa.

Sport

16/05/2017 19:11

Skuadra që ka arritur të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampionëve, Juventus, po mendon të transferojë talentin e Bayern Munich, Douglas Costa, gjatë afatit kalimtar veror.

Edhe pse për të u pagua një shumë e madhe e të hollave kur u transferua nga Benfica, Costa nuk është se ka bindur edhe aq shumë trajnerin Ancelotti, që u ka besuar më shumë lojtarëve më më përvojë që ka në ekip, si Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Kjo mund t’ia lehtësojë punën Juventusit, që të arrij sa më shpejtë të marrëveshja, edhe pse Bayerni nuk do të bindet lehtë nëse oferta nuk është e majme./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S