Talebanët me kërcënime po mbyllin spitalet në provincën jugore të Afganistanit

Shumica e ndërtesave shëndetësore në provincën e izoluar të Afganistanit, Uruzgan, janë mbyllur për shkak të kërcënimeve nga talebanës, thonë zyrtarët.

Bota

26/09/2017 08:46

Vetëm tetë qendra të shëndetësisë nga 59 sa ishin në atë zonë, përfshirë spitale dhe klinikat publike, kanë mbetur të hapura për popullsinë 362 mijë banorëshe, ka thënë udhëheqëi i shëndetit publik, Khan Aqa Miakhel.

Spitali kryesorë në kryeqytetin Tarin Kot, vetëm disa metra nga pallati qeveritarë, është mbyllur me 23 shtator, pasi talebanët kishin kërcënuar se do të sulmonin objektin, ka thënë Miakhel.

Një zëdhënës i talebanëve ka konfirmuar se ushtarët kanë mbyllur qindra qendra të trajtimit, me arsyetimin se shërbimi në këto qendra ishte i dobët.

“Më shumicën e qendrave nuk kishte medikamente të duhura. Nuk kishte as doktor apo staf shëndetësor”, ka thënë për Reuters zëdhënësi taleban.

Mbyllja e objekteve të shëndetësisë reflekton vështirësitë e qeverisë së perëndimit në Kabul për të kontrolluar provincat ku kryengritja është e madhe.

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë, 164 ndërtesa të shëndetësisë në Afganistan janë mbyllur që kur ka filluar lufta e kryengritësve talebanë