Talat Xhaferi: Ligji i gjuhëve i bën shqiptarët të ndjehen të barabartë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka folur për miratimin e Ligjit të gjuhëve sot në Kuvend duke thënë se është me rëndësi të veçantë për shtetin e Maqedonisë.

Lajme

11/01/2018 19:43

“Përpjekjet e shumta janë përmbyllur me votimin e sotëm nga 69 deputetë të cilët votuan pro”.

Xhaferi gjatë një interviste në Info Magazine në Klan Kosova u shpreh se ky ligj i bën shqiptarët që të ndjehen të barabartë.

“Ky ligj ua mundëson shqiptarëve që  të kenë komunikim në çdo nivel shtetëror”.

Sipas kryekuvendarit, nëse ligji nuk dekretohet nga kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov, parlamenti parasheh një procedurë shtesë për rikthim të projektligjit.