Taksistëve ilegal në kryeqytet u konfiskohen shenjat ‘Taxi’

Drejtoria e Inspekcioni në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transport, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në Komunën e Prishtinës.

Lajme

20/07/2017 15:30

Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët. Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrimtë gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar”, thuhet në njoftim të komunës.

Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.

“Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla, ashtu që udhëtimi brenda Prishtinës të jetë sa më i sigurt”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/