Taksia fluturuese ”Volocopter” pritet të testohet në Singapor

Taksia fluturuese elektrike ”Volocopter” pritet të testohet në gjysmën e dytë të vitit 2019 në Singapor, qyteti i dytë pas Dubait që do të nisë fazën e testimit, njoftoi sot kompania gjermane, e cila shpreson ta hedhë në tregun e shitjes brenda 5 viteve të ardhshme.

Lajme

18/10/2018 22:24

”Volokopteri” do të nisë fazën e testimit brenda qendrës urbane në Singapor”, njoftoi kompania në një deklaratë të lëshuar me rastin e panairit të lëvizshmërisnë urbane ”Autonomy” në Paris.

Testet e para jashtë Gjermanisë, pikërisht aty ku ndodhet selia e kësaj taksie fluturuese, me kapacitet dy vendësh, atë të pilotit dhe të një pasagjeri nisën në shtator në Dubai.

”Dubai është mjaft i interesuar për lëvizjen në hapësirën ajrore, por për ne është shumë e rëndësishme të kryejmë teste edhe diku tjetër, në kushte të tjera klimatike”, sqaroi për median, Fabien Nestmann, drejtor për çështjet publike tek kompania ”Volocopter”.