Taksë e re për drejtuesit e automjeteve që tejkalojnë vlerat e lejuara të ndotjes

Drejtuesit e automjeteve që tejkalojnë vlerat e lejuara të ndotjes duhet tashmë të paguajnë një taksë të re prej 10 stërlinash (11,2 euro) në ditë për të lëvizur në qendër të Londrës, një nga qytetet më të ndotura të Evropës.

Bota

23/10/2017 18:29

Kjo taksë, hyrë në fuqi të hënën në mëngjes, i shtohet “taksave që paguhen për qarkullimin në zona turistike) prej 11,5 stërlina (12,9 euro) që paguajnë prej 2003 automjetet që qarkullojnë në zemër të Londrës nga ora 07 deri në 18:00 nga e hëna në të premten, një masë e marrë nga ish-kryebashkiaku laburist, Ken Livingstone me iniciatën për të luftuar kundër bllokimit të trafikut.

Në total, drejtuesit e automjeteve që janë prodhuar para 2006 apo automjete me motor dizel më ndotëset duhet të paguajnë 21,5 stërlina (24,10 euro) çdo ditë nëse dëshirojnë të udhëtojnë në qendër të Londrës.

I emërtuar “taksë për ndotjen” apo “T-Charge”, taksa e re e njoftuar nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan në shkurt, bën pjesë në masat për uljen e nivelit të ndotjes, në mesin e tyre renditet tërheqja në mënyrë graduale e autobusave dhe taksive me motor dizel dhe krijimi i një zonë me emetim mjaft të ulët (Ulez) duke nisur nga 2019.