Taksa për pijet me sheqer për të parandaluar obezitetin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje qeverive për të taksuar pijet me sheqer për të parandaluar obezitetin në botë.

Fun

17/10/2016 11:11

Në një raport të ri, agjencia e OKB-së raporton për “shifra konkrete” se vendosja e taksave mbi pijet me sheqer do të ndikonte në kufizimin proporcional të konsumit.

“Një rritje prej 20 për qind e çmimit të pijeve do të çonte në kufizimin e konsumit prej 20 për qind. Dhe, një rritje prej 50 për qind do të reduktonte deri në gjysmë volumi të konsumit”, saktësoi OBSH-ja.

Në shkallë globale, numri i rasteve të obezitetit është dyfishuar prej 1980. Më 2014 më shumë se 1.9 miliardë persona të rritur nga 18 vjeç e sipër kanë mbipeshë, duke përfshirë më shumë se 600 milionë persona obezë. albinfo