Takohen Surroi e Haradinaj, flasin për dialogun me Serbinë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot në zyrën e tij me publicistin, Veton Surroi si dhe me përfaqësuesin e shoqërisë civile, Luan Shllakun.

Lajme

04/12/2018 12:21

Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se me Surroin dhe me Shllakun kanë shkëmbyer mendime për procesin e dialogut me Serbinë, raporton lajmui.net.

Haradinaj është shprehur se mirëpret iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike për mbështetjen e këtij procesi.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Me publicistin Veton Surroi dhe njërin prej përfaqësuesve të shoqërisë civile, Luan Shllaku, këmbyem mendime për procesin e dialogut me Serbinë. Në këtë fazë të dialogut, faktori politik duhet ndërtuar koncenzus për një platformë, që e definon pozicion e qartë të Kosovës në këtë proces. Mirëpres iniciativen e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja. /Lajmi.net/