Takohen në New York

Kryeministri Thaçi dhe Sekretari Ban Ki-Moon flasin për dialogun. Thaçi ka thënë se ka marrë përkrahje për dialogun dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajme

22/09/2013 19:15

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së, Ban Ki-Moon.

Ai ka thënë se ka marrë përkrahje për dialogun dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ishte një takim jashtëzakonisht i mirë, takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së Ban Ki-Moon, me të cilin diskutuam lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, për progresin e arritur, për marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë.”

“Fituam një mbështetje të fuqishme siç ka qenë edhe më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Ban Ki-Moon për këtë marrëveshje, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu edhe për implementimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm të këtyre marrëveshjeve.”

“E informova Sekretarin e Përgjithshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve më 3 nëntor që do të jetë jetike edhe për participimin e serbëve, por edhe për integrimin e komunave të veriut”.