Takohen Limaj e O’Connell, diskutojnë për situatën politike në vend

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O'Connell.

Lajme

12/01/2018 13:50

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen e tanishme politike në vend. Limaj e njoftoi ambasadorin britanik për angazhimet e Nismës për Kosovën në kuadër të përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën.

Kryetari Limaj ka falënderuar ambasadorin O’Connell për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./Lajmi.net/